BUNDESLIGA
Shkëmbim Jovic-Silva?
29 April, 2021 @16:26
Sipas gazetës gjermane Bild, Real Madrid po synon një shkëmbim të mundshëm të Luka Jovic me André Silva nga Eintracht Frankfurt.
André Silva, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, 26 gola dhe nëntë asistime në 31 ndeshje. Kjo ka bërë që portugezi të kërkojë një klub të nivelit më të lartë. Në garë për të janë Atlético Madrid, Borussia Dortmund dhe Manchester United. Sipas Bild, Real Madrid kohët e fundit ka hyrë në atë listë të klubeve të interesuara për André Silva.
Luka Jovic i huazuar te Eintracht ka ende një kontratë me Madridin deri në vitin 2025, por ai nuk është pjesë e planeve të Zidane. Pra, sipas informacionit të gazetës gjermane, Madridi do të nënshkruante André Silva për 40 milionë euro dhe në të njëjtin operacion Frankfurt do mbante Jovic për 20. Në këtë mënyrë, portugezi do të përfundonte në Bernabéu për një shumë prej 20 milionë euro.
André Silva e njeh futbollin dhe gjuhën spanjolle, pasi që në sezonin 2018-19 luajti për Sevilla. Në 40 ndeshje me Sevillan, shënoi 11 gola dhe dha 3 asistime. Pas kohës së tij në Spanjë, ai vazhdoi në Milano (16 gola dhe pesë asistime) para se të nënshkruajë për Eintracht verën e kaluar.