ZYRTARE
Një amerikan në krye të Leipzigut
29 April, 2021 @11:51
Pas zyrtarizimit të Julian Nagelsmannit në krye të Bayernit për stinorin 2021/22 ende pa përfunduar stinori 2020/21 — Leipzig sot ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës.
Skuadra që po mëton titullin kampion në Bundesligë, me ende gjasa tri xhiro para fundit të stinorit, tash ka vendosur që në stniorin tjetër të drejtohet nga një amerikan.
Jesse Marsch është një trajner amerikan që aktualisht drejton Salzburgun. Siç dihet Salzburgu në Austri, njëjtë sikurse Leipzigu në Gjermani, kanë sponsorin kryesor të njëjtë - RedBull.
Marsch është 47 vjeçar, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar Montreal Impactin dhe New Youk Red Bulls (gjithashtu ekip i sponsorit), para se të arrin në Austri.
Ai karrierën e ka nisur si ndihmës-trajner i kombëtares amerikane në futboll, ndërsa ka qenë edhe lojtar aty, por pak.
Si trofe ka fituar Bundesligën austriake në 2019/20 dhe Kupën në të njëjtën sezonë, ndërsa individualisht ka marrë çmimin si trajneri më i mirë i elitës amerikane të futbollit, MLS në vitin 2015.