SUPERLIGA TURKE
Fitore e vlefshme për Galatasarayin, 36 minuta për Cikalleshin
28 April, 2021 @23:49
Galatasarayi ka regjistruar fitore minimale me rezultat 1-0, ndaj Konyasporit, por me vlerë të madhe.
Goli erdhi në 3 minuta para përfundimit të ndeshjes nga Emre Akbaba që mjaftoi për 3 pikë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, u inkuadua në fushë në minutën e 54’ të ndeshjes.
Galatasarayi me një ndeshje më shumë ngritet në pozitën e dytë dhe barazohet me Fenerbahçen që është me një ndeshje më pak aktualisht në Superligën Turke.