Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TETOVË

Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin

Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin


6 September, 2022 @0:17

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjëve, Artim Shaqiri.

Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderoi Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshiroi shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Pas gjashtë xhirove të para në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriore, Shkëndija është e treta me 11 pikë, 7 më pak se liderja Struga.


 
Të gjitha lajmet nga