KUKËSI - PARTIZANI

Shkurtaj sjell fitoren e madhe në start
23 August, 2019 @21:11
Me golin e Vasil Shkurtaj, Kukësi e mposhti Partizanin me rezultat minimal 1-0, në derbin e xhiros së parë në Kategorinë Superiore në Shqipëri.
Goli në derbin e madh të Shqipërisë, erdhi në minutën e 40’, ku Shkurtaj ishte i saktë nga pika e bardhë.
Në derbin nuk munguan as kartonat të kuq, të cilët u ndëshkuan Bruno Lulaj (Kukësi) dhe Theophilus Solomon (Partizani).
Kampioni aktual, Partizani, javë më parë e kishte mposhtur Kukësin në Superkupën e Shqipërisë.
Kështu Shpëtim Duro nis me fitore Superioren si trajner i Kukësit, derisa fitorja e Franco Lerdas në Superkupë me Partizanin, mbeti histori.