NGA B NË SERIE C
Shpërlarje parash, Palermo një kategori më poshtë
13 May, 2019 @23:21
Skuadra e Palermos është rrëzuar automatikisht një kategori më poshtë, pasi që u vërtetuan parregullsitë financiare në klub.
Palermo përfundoi sezonin në vend të tretë të Serie B-së dhe për pak nuk e siguroi plasmanin direkt në Serie A. Ishullorët u bën pjesë e gjysmëfinales së PlayOffit për të shkuar këtë sezon në Seria A.
Por krejt kjo ra në ujë sot. Palermo tash është anëtare e re e Serie C.
Gjyqi i FIGC sot ka marrë vendim që Palermo të jetë ekipi i fundit në renditje të Serie B-së dhe tashmë veç është marrë Vendimi që Perugia të zëvendësojë rosanerot në PlayOff, ndërsa Venezia të shpëtojë edhe një stinor në Serie B.
Salernitana dhe Foggia do të luftojnë për shpëtim përmes barazhit.
Gjyqi vërtetoi se Maurizio Zamparini ka bërë shpërlarje parash, duke shitur brendin e Palermos një kompanie që e krijoi ai për një shumë të caktuar, para se ta rihuazonte këtë në klub me një shumë minimale.
Kjo ka shpjeguar se sicilianët kanë qenë subjekt i disa marrëveshjeve të dështuara në muajt e fundit.
Edhe këtë stinor, 2018/19, Serie B është detyruar të nis me 19 skuadra pjesëmarrëse për shkak të parregullsive të mëdha financiare.