Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - DRITA

Shpërthim në pjesën e dytë, kampioni fiton me përmbysje

Shpërthim në pjesën e dytë, kampioni fiton me përmbysje


4 October, 2020 @15:25

Në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Superligë, Feronikeli dhe Drita përballjen e mbyllën me rezultat 1-2 (Mendurim Hoti 19’ / Astrit Fazliu 53’, Kastriot Rexha 67’).

Dueli mes skuadrave ku kanë shkuar tre titujt e fundit të kampionit të Kosovës u përshkua me lojë mjaft të mirë, e në fund fitores iu gëzua kampioni në fuqi.

Golin e vetëm në pjesën e parë dhe atë të epërsisë së vendasve e shënoi Mendurim Hoti, që në minutën e 19’ e shënoi golin e tij të parë personal për këtë sezon. Goli i Hotit i dërgoi skuadrat në pushim pranë rezultatit 1-0.

TABELA AKTUALE

E shpërthimi i Dritës erdhi në pjesën e dytë.

Duke qenë shumë më të mirë se në pjesën e parë, gjilanasit përmbysën gjithçka.

Fillimisht për 1-1 shënoi Astrit Fazliu (53’) me kokë pas asistimit nga Erjon Vucaj, e më pas për 1-2 realizoi Kastriot Rexha në minutën e 67’. Të dy shënuesit e Dritës sot, Fazliu e Rexha, më herët ishin pjesë e Niklit, të cilit sot ia shkaktuan humbjen e dytë sezonale.

Për shkak të angazhimeve në garat evropiane, Drita deri më tash ka zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe ka dy fitore, kurse Nikli pas pesë ndeshjeve të luajtura ka fituar vetëm një herë këtë sezon.

Në xhiron që luhet pas pushimit të kombëtareve, Feronikeli i shkon Trepçës ‘89 në Mitrovicë, kurse Drita e luan derbin e qytetit ndaj Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga