Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPALLET FUZIONIMI

Shpëtimi i dytë i Vëllaznimit!

Pamje nga festa e lojtarëve të KF Vëllaznimi gjatë edicionit 22/23, duke festuar gol ndaj Drenasit/ Foto: KFVellaznimi/ fb

Shpëtimi i dytë i Vëllaznimit!


1 July, 2023 @10:09

KF Vëllaznimi ka bërë të ditur dje se ka arritur marrëveshje fuzionimi me ekipin nga Gllogoci, KF Drenasi, dhe kështu ekipi kuqezi nga Gjakova me tifozëri të njohur dhe traditë në futbollin kosovar — do të mbijetojë në Ligë të Parë të Kosovës edhe një stinor.

Sa i përket rezultateve në fushë, KF Vëllaznimi në stinorin 2022/23 ra nga Liga e Parë e Kosovës, duke përfunduar si ekipi i fundit i renditur në Grupin A, që dërgon automatikisht në Ligë të Dytë të Kosovës.

Vellaznimi run - Erblind Mulaj

Por, në futbollin kosovar ka filluar një shprehi e shpeshtë e fuzionimit të klubeve, veçanërisht në vitete fundit. Kujtojmë rastin KF Dardana (Kamenicë) - KF Vushtrria (pasi që Vushtrria kishte rënë nga Liga e Parë, për të shpëtuar ekipin në Ligë të Parë edhe një stinor - ndërsa KF Dardana s’ekziston më), pastaj KF Feronikeli - KF Fortuna Drenas (pasqaruar gjithashtu) (ku ekipi ndërron krejtësisht emrin dhe historinë, në KF Feronikeli’74).

Mirëpo, një gjë të tillë për ata që mbanjë mend futbollin e Kosovës nuk është risi as për Vëllaznimin, pasi që rreth dy dekadave më parë kur gjakovarët kishin rënë nga Superliga, gjatë verës kishin bërë fuzionim me ekipin prizrenas Getoari, për të siguruar edhe një stinor në elitën e futbollit të Kosovës.

E tash, në të njëjtën mënyrë kuqezinjtë mbesin lart në Ligën e Parë, ndërsa sipas rregullores, KF Drenasi nuk duhet të ekzistojë më (së paku si emër), derisa është për tu habitur se si brenda dy viteve dy ekipe nga ky qytet bëjnë fuzionimin, duke shuar tërë historinë (KF Feronikeli, KF Drenasi)!

KF Vëllaznimi

I kthehemi Vëllaznimit dhe stinorit që po vjen, 2023/24. Klubi është shprehur të jetë i kënaqur me suksesin pas angazhimeve të mëdha për fuzionim. Ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të njoftojnë edhe për risitë në klub, si dhe më të rejat për afatin kalimtar veror.

“KF Vëllaznimi njofton mediat dhe publikun e gjerë se sezonen e re futbollistike do të garoj në Ligën e Parë të Kosovës.
Pas shumë angazhimeve, Kryesia e Klubit arriti marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, kjo e gjitha falë të gjithë anëtarëve të Kryesisë që u angazhuan dhe u organizuan në mënyrë perfekte deri te zgjidhja e çështjes së Klubit.”

“KF Vëllaznimi deri më tani ishte i regjistruar ligjërisht si K.F.C Vëllaznimi, kurse tash e tutje emërimi zyrtar dhe ligjor i klubit do të kthehët në emrin Historik, gjegjësisht në Klubi i Futbollit “K.F. VËLLAZNIMI” Gjakovë, në këtë mënyrë duke rikonfirmuar vazhdimin e historisë së lavdishme të klubit tonë që nga viti i largët 1927 e deri më sot, dhe duke konfirmuar Logon origjinale dhe ngjyrat kuq e zi të cilat përfaqsojnë identitetin dhe historin e klubit tonë.
Së shpejti do tju njoftojmë për fillimin e stërvitjeve për sezonin 2023/24 dhe rreth lojtarëve që kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët janë bashkuar me klubin gjatë afatit kalimtar veror.”
— ka shkruar KF Vëllaznimi në njoftim.

Vellaznimi me Feronikeli'74

Tash me fuzionimin e Vëllaznimit me Drenasin, praktikisht Vëllaznimi do të garojë në Ligën e Parë — Grupi A, ku gjithashtu A&N u riemërua në FC Suhareka, ndërsa nga Superliga aty kanë rënë Trepça’89 dhe Drenica, kurse nga Liga e Dytë do të duhet ta përcaktojë shorti — pasi që të dyja skuadrat që kanë siguruar Ligën e Parë vijnë nga rajoni lindor i Kosovës, që zakonisht shkon në Ligën e Parë — Grupi B! (Shkëndija Hajvali dhe Dinamo Ferizaj).◼️


 
Të gjitha lajmet nga