U21
Shpresat mposhten bindshëm nga Izraeli
10 October, 2016 @20:39
Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat të thellë sot në përballje me Izraelin.
Kuqezinjtë e rinj u mposhtën me rezultat 4-0 nga moshatarët e tyre izraelitë, në kuadër të kualifikimeve për Europian.
Te Shqipëria munguan shumë lojtarë kryesorë si Thomas Strakosha, Eros Grezda, Endri Çekiçi, Liridon Latifi e Rey Manaj, me ç‘rast edhe rezultati bindës ishte i pashmangshëm.
Kjo është ndeshja e fundit në këto kualifikime për Shqipërinë, e cila e përfundoi grupin në pozitën e pestë (parafundit) me 12 pikë të tubuara pas 10 ndeshjeve.