SORMANI
Partizani ndërpren bashkëpunimin me trajnerin italian
10 October, 2016 @15:31
Trajneri i deritashëm i Partizanit, Adolfo Sormani, nuk do të jetë më në krye të kësaj skuadre.
Sot palët e kanë ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre me marrëveshje të dyanshme, njofton faqja zyrtare e Partizanit.
Në vend të Sormanit, skuadra do të drejtohet nga Sulejman Starova, i cili edhe më parë ka qenë trajner i skuadrës.
Në krye me Sormanin, Partizani ka tubuar 8 pikë në 5 xhirot e para të kampionatit shqiptar, duke regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.