ETRIT BERISHA
Etriti sqaron gabimin në golin e parë
9 October, 2016 @23:50
Etrit Berisha ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në pjesën e parë të ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Ai bëri disa reagime të rëndësishme duke e mbajtur portën e tij të paprekur në 45 minutat e para, mirëpo në pjesën e dytë pikërisht nga gabimi i tij erdhi goli i parë i spanjollëve.
Gabimin e tij Berisha e sqaroi në intervistën e tij për TVSH-në, derisa dëshpërimi dukej qartë në fytyrën e tij.
“Sigurisht ndjej keqardhje. Ishte një top i kthyer dhe u mundova ta vazhdojë lojën te Berati (Xhimshiti). Por në momentin kur vendosa nuk doli ashtu dhe topi nuk shkoi deri te ai. Edhe terreni ishte i vështirë. Por në futboll këto janë gjëra që ndodhin. Në pjesën e parë ne luajtëm mirë kundër një skuadre si Spanja. Ishim të përgatitur për një ndeshje të tillë. Ata mbanin topin më shumë dhe kërkonin rastet për shënim, të cilën edhe e arritën,” tha Etriti.