VEDAT MURIQI
Muriqi: Të mos bëhemi si San Marino!
9 October, 2016 @22:25
Sot në ndeshjen ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës, debutoi sulmuesi i ri, Vedat Muriqi.
Muriqi nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje, mirëpo paraqitja e tij dha notë kaluese për të, megjithëse Kosova u mposht me rezultat të thellë 3-0.
Pas ndeshjes, Muriqi duke shprehur keqardhjen e tij për humbjen, bëri edhe një krahasim interesant me përfaqësuesen e San Marinos.
“U ndjeva mirë sepse ishte paraqitja e parë zyrtare me Kosovën, por ndjej keqardhje sepse morëm një humbje që nuk e meritonim për rastet që kishim. Ishalla nuk bëhemi ekip i niveleve si San Marino që çdo kundërshtar vjen dhe merr pikët duke shënuar shumë gola. Jemi akoma ekip i ri dhe kemi kohë për t’u rritur. Brenda 3-4 viteve do rritemi shume dhe do flitet për ne nëpër botë,” tha Muriqi për kanalin transmetues të ndeshjes, Supersport.