EUROPA LEAGUE
Shpresojmë ta fitojmë përballjen e parë
27 June, 2016 @16:47
Trajneri aktual i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë në kualifikimet për Europa League, ku skuadra e tij do të takohet me skuadrën sllovake, Slovan Bratislava.
“Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë , jemi të vetëdijshëm për këtë pasi e kemi studiuar përgjatë gjithë këtyre ditëve. Ekipi është përgatitur plotësisht për tu përballur denjësisht ndaj kundërshtarit Slovlan Bratislava dhe të gjithë lojtarët po gëzojnë një gjendje të mirë fizike falë edhe punës që është kryer në përgatitjet që kemi zhvilluar në Itali. Sigurisht edhe një barazim pa gola do të ishte favorizues për ne duke ditur vlerën e golit në fushë kudërshtare , megjithatë ne shpresojmë ta fitojmë përballjen e parë,” ka thënë Starova
Më tej, ai qartësoi edhe situatën personale ku gjednet, duke pranuar se ekipin do ta drejtojë vetëm në këtë ndeshje për shkak të rregullave të FIFA-s, që nuk lejojnë trajnerin e ri, italianin Adolfo Sormani, ta merr postin para datës 1 korrik.
“Në drejtimin e skuadrës do të jem unë dhe Dalipi kjo për faktin se Adolfo Sormani si pasojë e rregullave të FIFA-s nuk mund të rregjistrohet për kompeticionet ndërkombëtare përpara datës 1 korrik. Rregulla të cilat na kanë penalizuar edhe në përforcimin e ekipit me të tjerë lojtarë.”
Për fund, Starova foli edhe për njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm, Xhevahir Sukajn, i cili nënshkroi ditë më parë me skuadrën.
“Sukaj tashmë është pjesë e skuadrës, shpresojmë të jetë i gatshëm pasi është i domosdoshëm për ekipin. Besoj se nuk do të na mungoj mbështetja e tifozerisë tonë. Besoj se të martën do të jenë të shumtë duke na përkrahur masivisht.”
Partizani ndeshjen ndeshjen e parë kualifikuese në Europa League do ta luajë nesër (e marte) nga ora 18:00 në stadiumin Elbasan Arena.