MË TË MIRËT
Topi i Artë për Alexis Sanchezin
27 June, 2016 @11:18
Alexis Sanchez, sulmuesi i Arsenalit dhe i përfaqësueses së Kilit, është shpallur futbollisti më i mirë në Copa America 2016.
Ai e fitoi “Topin e Artë” pas finales ndërmjet Argjentinës dhe Kilit, ku ky i fundit arriti të triumfojë pas ekzekutimit të penalltive dhe të shpallet kampion.
Përveç Sanchezit, u shpërblyen edhe sulmuesi kilian Eduardo Vargas dhe portier kilian, Claudio Bravo, të cilët fituan Këpucën e Artë, përkatësisht Dorëzën e Artë, si golashënuesi dhe portieri më i mirë i turneut.