10 GOLA NË 3 NDESHJE
Buletini 17: Një ditë shumëgolëshe
27 June, 2016 @9:07
KËPUCA E ARTË
Në fund të Europianit Antoine Griezmann ndoshta nuk do ta fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë, por ai tashmë është shndërruar në një këpucë të artë së paku për Dimitri Payet, pas dy golave brenda katër minutave ndaj Irlandës, që i dërgoi ata në çerekfinale.
DUARTROKITJET PËR GRIEZMANNIN
E për atë që bëri Griezmann brenda pak minutave, gjithsesi që meritoi duartrokitjet nga të gjithë.
DORA E HENRYT
Para ndeshjes ndërmjet Francës dhe Irlandës, të gjithë irlandezët ishin të mobilizuar për t’i revanshuar françezëve pas asaj humbjeje të dhimbshme të vitit 2009 kur Thierry Henry kishte luajtur me dorë për të asistuar në gol gjatë vazhdimeve, me ç‘rast Irlanda kishte humbur gjasat për kualifikim në Botëror.
ÇOHU PËR HENRYN
E as tifozët françezë nuk e lanë pa e kujtuar legjendën e tyre duke kënduar nëpër rrugë “stand-up for Thierry Henry”.
La classe à l'irlandaise avec un "stand-up for Thierry HENRY" après la défaite#FRAEIR #EURO2016 #FairPlay pic.twitter.com/WQl5frJZHU
— ThierryRB (@ThierryRB) June 26, 2016
REAGIMI
Por kur u pyet në një emision televiziv për dorën e tij të famshme, reagimi i Henryt tregoi shumëçka.
PULA IA QËLLOI
Sikurse avokadoja që ia kishte qëlluar dje fitoren e Portugalisë, fituesin e ndeshjes Gjermani-Sllovaki e qëlloi pula.
1 out of 1 so far today! #GER #SVK next! @DFB_Team_EN The chickens believe in you! Auf geht's!! #EURO2016pic.twitter.com/r9wNoXKqra
— Beaks & Feathers(@Feathers_Beaks) June 26, 2016
KUR BOATENG I ÇART TRIBUNAT
Tribuna pas golit, shpërtheu në festë pas golit të Jerome Boatengut. Ata që ishin aty, vërtetë ishin me fat!
— Marcel Bohl (@BohlMarcel) June 26, 2016
BOA => BOOOOOOOOM!!!#GERSLK #EURO2016 #DieMannschaft #ViveLaMannschaft #immernochweltmeister pic.twitter.com/5ZFRJRH3Te
S’KA TAKIM ME LÖWIN!
E kur Boateng u zëvendësua dhe doli nga loja, ai refuzoi t’ia jap dorën trajnerit të tij. Sigurisht, Joachim Löw po i sheh pasojat e futjes së duarve kahmos!
Tears Boateng looked straight at Joachim Low's hand and was like nope. pic.twitter.com/hpFqlKMXo4
— Daniel (@SaySturridge) June 26, 2016
PUTHJET E PAS NDESHJES
Futbollistët e Gjermanisë, pas ndeshjes me Sllovakinë morrën edhe më shumë gajret nga të dashurat e tyre.
Kisses for our quarterfinalists!#JederFuerJeden #EURO2016 #GERSVK pic.twitter.com/9pmX47TKof
— Germany (@DFB_Team_EN) June 26, 2016
I PAMPOSHTURI
Manuel Neuer, është portieri i vetëm që nuk ka pësuar asnjë gol ende në EURO 2016.
DIÇKA NUK PO SHKON!
Megjithatë, pavarësisht epërsisë dhe lojës dominuese të Gjermanisë, reagimet e tifozëve krijonte përshtypjen se diçka nuk është duke shkuar ashtu siç duhet me gjermanët!
GOLI I TË PARËVE
Michy Batshuayi e shënoi golin e tij të parë në Europian, në ndeshjen e tij të parë, në prekjen e parë të topit. E postimi i tij pas ndeshjes, ishte po aq i veçantë sikurse edhe goli.
Quand tu marques sur le premier ballon du premier match du premier Euro de ta vie#fiertétotale #BELHONpic.twitter.com/f2pqG6nlY3
— Michy Batshuayi (@mbatshuayi) June 26, 2016
VËSHTIRË PA GABORIN!
Eliminimi i Hungarisë nga Belgjika, ia ka hapur rrugën për në shtëpi njërit prej futbollistëve më simpatik të këtij Europiani, poriterit hungarez, Gabor Kiraly.
...E vendin e tij, vështirë që do ta zë dikush tjetër. Hiq më pak, belgët.
FINALJA E PARË
Në fund, le të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e sotshme, ku do të kemi një super-përballje ndërmjet Italisë dhe Spanjës, për të cilën gazeta spanjolle El Mundo Deportivo me plot meritë doli me titullin “Finalja e parë” në ballinën e saj.