1/8
Griezmann përmbyt Irlandën
26 June, 2016 @16:38
Franca është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të EURO 2016.
Nikoqirja e kampionatit arriti të shkojë tutje duke e mposhtur Irlandën me rezultat 2-1.
Irlandezët ishin ata të cilët kaluan në epërsi qysh në fillim të takimit me golin e Robert Bradyt nga penalltia, ndërsa ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në të mirë të Francës, ndërsa për këtë u kujdes Antoine Griezmann.
Griezmann së pari e barazoi rezultatin në minutën e 58’, ndërsa vetëm tre minuta më vonë shënoi përsëri për epërsinë e “tre kolorëve”.
Për të mos mjaftuar me kaq, ai e detyroi kundërshtarin të ndërhyjë në mënyrë të palejuar, pas një kundërsulmi të shpejtë, me ç‘rast gjyqtari i takimit e nxorri kartonin e kuq nga xhepi për ta lënë Irlandën me një lojtar më pak.
Deri në fund të takimit, Franca kishte edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar, që megjithatë i mjaftoi Francës për të shkuar tutje.