BVB
Edhe një largim te Dortmundi
26 June, 2016 @14:08
Pas largimit të mbrojtësit Mats Hummels drejt Bayern Munchenit dhe mesfushorit Ilkay Gundogan drejt Manchester Cityt, vjen edhe largimi i radhës nga skuadra e Borussia Dortmundit.
Qendërmbrojtësi, Neven Subotic, ka konfirmuar largimin e tij nga radhës e ekipit verdhezi nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Për shkak të lëndimeve, Subotic në stinorin e fundit është paraqitur vetëm në 11 ndeshje me Dortmundin.
“Futbollin e dua shumë dhe pa të nuk mundem. Një pjesë të rëndësishme të karrierës e kam kaluar me futbollistë shumë të mirë. Dua të jem pjesë e një skuadre që ia veshi fanellën dhe luaj në fushë. Për shkak se dua të jem më aktiv në lojë, kam vendosur të largohem. Borussia Dortmund do të jetë gjithmonë në zemrën time,” ka shkruar Subotic.
27 vjeçari është pjesë e Dortmundit që nga viti 2008.