1/8
Gjermania e pamëshirshme ndaj Sllovakisë
26 June, 2016 @19:49
Pa shumë histori, Gjermania ka arritur ta fitojë takimin ndaj Sllovakisë për t’u kualifikuar në çerekfinale të EURO2016.
Ndeshja i takoi plotësisht Gjermanisë, me golin e epërsisë që erdhi pas goditjes nga distanca të qendërmbrojtësit Jerome Boateng. 2 golat e tjerë u shënuan nga Mario Gomez dhe Julian Draxler, ndërsa ndër shumë rastet e tjera, “Die Mannschaft” shpërdoroi edhe një penallti në pjesën e parë.
Pas 4 ndeshjeve të luajtura, Gjermania ka 6 gola të shënuara dhe asnjë të pranuar, duke qenë një nga skuadrat favorite për ta fituar titullin në finalen e 10 korrikut.
Në çerekfinale, Gjermania pret fituesin e takimit mes Italisë e Spanjës, takim i cili zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.