Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARTIN O'NEILL

Orari nuk është korrekt!

Orari nuk është korrekt!


27 June, 2016 @16:30

Pas eliminimit të Republikës së Irlandës dje nga Franca, ka reaguar trajneri i irlandezëve, Martin O’Neill, i cili e kritikoi UEFA-në për orarin e Kampionatit Europian.

“Nuk dua të gjej arsyetim për humbjen. Mirëpo para ndeshjes Franca ka pushuar 3 ditë më shumë se ne dhe në pjesën e dytë u pa dallimi. Besoj se për dy skuadra të kualifikuara në fazën e dytë, nuk duhet të ketë një dallim të tillë. Kjo vërtetë është e pabesueshme,” ka thënë O’Neill.

Raporti i ndeshjes Franca-Irlanda.

Irlanda që nga fillimi i ndeshjes e kishte epërsinë ndaj françezëve, mirëpo këta të fundit e rikthyen rezultatin në të mirë të tyre në pjesën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016