BELGJIKA
Shqetësime për Belgjikën, 3 lëndime pas fitores
23 June, 2018 @17:27
U mendua se u zëvendësuan për të pushuar për shkak të epërsisë së thellë që Belgjika e kishte, mirëpo duket se treshja sulmuese e Belgjikës ka pësuar lëndime në fitoren e sotme ndaj Tunizisë.
Mertens, Hazard dhe Lukaku raportohet të kenë pësuar lëndime dhe me shumë gjasë nuk do të luajnë në ndeshjen e ardhshme ndaj Anglisë.
ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018
Gjithsesi, Belgjika tashmë e ka siguruar kalimin në fazën tjetër dhe mungesa e tyre me Anglinë nuk do të ishte hendikep i madh, mirëpo për belgët do të ishte fatkeqësi e madhe nëse ndonjëri prej tyre mungon edhe pas grupeve, në fazën e eliminimit direkt.