FSHF
Shqipëri - Danimarkë, ja çmimet e biletave
22 September, 2014 @19:52
Më 11 tetor në stadiumin e ri “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja e shumëpritur të kombëtares sonë kundër Danimarkës, që do të jetë ndeshja e parë si vendase në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.
Në lidhje me këtë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur çmimet dhe datën se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri - Danimarkë.
Sipas njoftimit të FSHF-së, shitja e biletave do të fillojë nga data 5 tetor, ndërsa pikat e shitjes do të jenë Elbasan dhe Tiranë.
Biletat e shtrenjta!
Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 10 000 lekë në tribunat A2, A3 dhe B3, apo diku rreth 71 euro, ndërsa më të lirat ato prapa golit (C2 dhe G2), që do të kushtojnë 1 mijë lekë, apo rreth 7 euro.
Ndër tjerash në njoftimin e FSHF-së, thuhet se në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik etj. Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, FSHF këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.
Çmimet e biletave
Tribuna A2 + A3 | 10 000 lekë | 71.37 euro | |
Tribuna B3 | 10 000 lekë | 71.37 euro | |
Tribuna B2 + B4 | 8 000 lekë | 57.09 euro | |
Tribuna A1 + A4 | 8 000 lekë | 57.09 euro | |
Tribuna B1 + B5 | 6 000 lekë | 42.82 euro | |
Tribuna E | 3 000 lekë | 21.41 euro | |
Tribuna D + F | 2 000 lekë | 14.27 euro | |
Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 | 1 500 lekë | 10.70 euro | |
Tribuna G2 + C2 | 1 000 lekë | 7.14 euro |