SULMUESI BIANCONER
Tevez i mprehtë
22 September, 2014 @15:34
Sulmuesi argjentinas që nuk ishte pjesë e ekipit finalist të Botërorit Brazili 2014, Carlos Tevez, ka rikthyer vetëbesimin para portave kundërshtare.
Tevez vazhdon të shënojë në Serie A, pas tre xhirova ka 2 gola të shënuara, por njëra prej tyre vendosësë në derbi ndaj Milanit dhe atë në San Siro.
Ai ka përfunduar edhe krizën e golave në Ligë të Kampionëve, duke shënuar dy herë ndaj Malmos në xhiron e parë të garës elite europiane dhe tani ka mbështetjen maksimale të skuadrës dhe trajnerit të ri të Bianconerëve, Max Allegri.
Argjentinasi 30 vjeçar stinorin e shkruar regjistroi 19 gola në Serie A, që është një numër impresiv i golave, por duket se kësaj radhe ai ka për qëllim të bëhet edhe më i mirë, në kombinim bashkë me Ligën e Kampionëve.