EL LOCO
Koka e suksesit të marsejezëve
22 September, 2014 @14:52
Trajneri kontravers argjentinas, Marcelo Bielsa, për vetëm gjashtë javë ka stabilizuar Olympique Marseille-in, duke e ngjitur në krye të Ligue 1.
Marsejezët regjistruan fitoren e katërt me radhë të shtunën, derisa tashmë me golaverazh më të mirë morrën kreun e tabelës nga lideri i deritashëm, Bordeaux.
I quajtur ‘El Loco’, Bielsa, ka futur programin e tij të punës te ekipi mesdhetar, për të cilin flet golashënuesi më i mirë i ligës për momentin.
“Besomëni, jemi duke punuar tepër-tepër shumë gjatë javës. Kjo do të thotë që ndeshja në fundjavë po na duket si aheng në fushë,” ka përshkruar ndjenjën Andre Pierre Gignac për uefa.com.
Gignac 28 vjeç ka shënuar 6 gola në 6 ndeshjet e para kampionale dhe duket në formë të jashtëzakonshme.
“Nuk do ta lëmë Paris St Germainin që të arrijë të bëhet kampion lehtë. Do t’i pengojmë ata,” ka shtuar Gignac.