ALESSANDRO FLORENZI
Gjyshja ia sjell kartonin e verdhë
21 September, 2014 @23:32
Sulmuesi i ri i Romës, Alessandro Florenzi, ka marrë sot kartonin e verdhë - ndoshta më të veçantin ndonjëherë.
Ai ka vrapuar në tribuna për të përqafuar gjyshen e tij 82 vjeçare, që kishte ardhur ta shikonte në Olimpico, pas golit të shënuar, mirëpo kjo nuk i kishte bërë fare përshtypje referit të ndeshjes, Sebastiano Peruzzo - që pa pardon, nxorri kartonin e verdhë për sulmuesin romak.
“Një 82 vjeçare nuk mund të vijë çdo ditë në stadium… Goli është për të. Më ka thënë se do të vjen në ndeshje, nëse do ta përshëndes dhe këtë e kam bërë. I falenderoj që erdhi në ndeshje,” ka thënë 23 vjeçari Florenzi, të cilit kartoni i verdhë as që i bëri përshtypje, nga lumturia që e ndau me gjyshen e tij, Auror, që derdhi lot nga gëzimi, pas këtij momenti prekës.
Roma mposhti Cagliarin 2-0 dhe është duke e mbajtur kreun e tabelës në Serie A.
Video
Momenti i përqafimit