SHQIP NË BOTË
Kadrii vendos derbin danez
21 September, 2014 @19:28
Bashkim Kadrii ka nisur t’i tregojë cilësitë te ekipi i tij i ri, Kobenhavn. Ai sot ka shënuar golin vendimtar në derbin danez, ndërmjet ekipit të tij dhe Brondbyt.
Luanët e Kopenhagës kanë arritur të shënojnë fitoren e tretë të stinorit në saje të golit të lojtarit me origjinë shqiptare që erdhi këtë stinor nga Odense.
Ky ka qenë goli i dytë i tij i stinorit, derisa pas golit të shënuar në minutën e 50-të, Kadrii, u zënvedësua nga trajneri Sole Solbakken në minutën e 66-të të ndeshjes.