STADE LOUIS II
Fitorja e parë si vendas e nënkampionit
21 September, 2014 @19:14
Mefsushori maroken i Monacos, Nabil Dirar, që u fut në lojë nga minuta e 23-të në vend të Anthony Martial, ka shënuar gol 15 minuta më vonë për t’ia sjellë ekipit të tij fitoren e dytë në Ligue 1.
Kjo fitore sadopak ka ngjallur ekipin e Leonardo Jardimit, që shënoi fitoren e dytë këtë stinor, pas një starti jo të mirë.
Monaco me tre pikët e reja ka kërcyer në vendin e 15-të të tabelës duke arritur të mbledhë vetëm 7 pikë nga gjashtë xhirot e para në elitën françeze, pas shitjes/huazimit të yjeve James Rodriguez dhe Radamel Falcao.
Martial u largua ndeshja heret për shkak të një lëndimi në kokë. Ndërsa kjo ka qenë fitorja e parë për Monacon në Ligue 1 si vendas që nga 20 prilli i këtij viti.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS