Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLAUGRANA

Barça perfekte, s’pranon gol ende

Barça perfekte, s’pranon gol ende


21 September, 2014 @23:01

Barcelona përveç që po shënon fitore, ka edhe një karakteristikë tjetër këtë stinor. Katalonasit ende nuk kanë pësuar gol. 

Kombinimet e qendrës së mbrojtjes me Jeremy Mathieun po tregohen të fuqishme. Mathieu që erdhi nga Valencia gjatë verës, luajti edhe me Gerard Pique-në, por edhe me Javier Mascheranon sonte në qendër të mbrojtjes - dhe po tregohet të jetë një mur i vërtetë. 

Sa i përket ndeshjes, Lionel Messi, ka treguar se është tejet i interesuar për të asistuar. Ai ka ndihmuar bashkëlojtarët e tij që të shënojnë gola sonte. 

Më vonë, ka dështuar të shënojë një penallti - që tregon se edhe ai është njeri. Ndërsa krejt në fund, ka paraboluar portierin e Levantes, Jesus Fernandez, duke shënuar gol me të djathtën jodominante. 

Neymar hapi serinë e golave për Blaugranat, derisa kroati Ivan Rakitic, shënoi pas një projektili, golin e parë të tij në La Liga si lojtar i Barcelonës. Në pjesën e dytë shënuan edhe zëvendësuesi Sandro Ramirez dhe Pedro Rodriguez. 

Levante, tërë pjesën e dytë e luajti me 10 lojtarë në fushë, pasi që greku Loukas Vyntra, u skuq në minutën e 41-të të ndeshjes duke shkaktuar penallti. 

Kjo është fitorja e katërt e Barcelonës pas katër xhirove të zhvilluara, që ka golaverazh impresiv 11:0 me 12 pikë maksimale. 

E Levante, mbetet ekipi i vetëm që ende nuk ka shënuar gol në La Liga sivjet, me një pikë të vetme të fituar deri më tani dhe e ngujuar në fund të tabelës. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS


RENZO BARBERA

Inter barazon

Serie A

Inter barazon

21/09/14 @ 22:46

SHQIP NË BOTË

Kadrii vendos derbin danez

International/Sportistë shqiptarë në botë

Kadrii vendos derbin danez

21/09/14 @ 19:28

STADE LOUIS II

Fitorja e parë si vendas e nënkampionit

Ligue 1

Fitorja e parë si vendas e nënkampionit

21/09/14 @ 19:14

KUNDËRPËRGJIGJA

Lampard, prish rrjedhën perfekte të Chelseat

Premier League

Lampard, prish rrjedhën perfekte të Chelseat

21/09/14 @ 18:55

BRAZILIANI I RI

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

La Liga/Transfere

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

13/07/23 @ 11:12

SPANJA FITON TROFEUN

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

Liga e Kombeve/La Liga

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

18/06/23 @ 23:34

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

TALENTI ANGLEZ KALON TE MBRETËRIT

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

Champions League/La Liga/Transfere

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

14/06/23 @ 15:33

PËRZGJEDHIN TALENTIN

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

La Liga/International/Transfere

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

14/06/23 @ 08:34

REAL MADRID

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

Champions League/La Liga

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

04/06/23 @ 12:22

EPOKA E RE E GALAKTIKËVE

Real Madrid para gjuetisë së madhe

La Liga/Transfere

Real Madrid para gjuetisë së madhe

11/05/23 @ 14:54

BUSQUETS NDAHET NGA BARCELONA!

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

La Liga

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

11/05/23 @ 11:45

DY GOLA TË BUKUR NË BERNABEU

DeBruyne barazoi - beteja e parë, pa fitues!

Champions League/Premier League/La Liga

DeBruyne barazoi - beteja e parë, pa fitues!

09/05/23 @ 22:50

VAZHDON ME GOLA

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

La Liga

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

05/05/23 @ 12:04


 
Të gjitha lajmet nga La Liga