Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Chicharito bind Ancelottin, Benzema rezervë

Chicharito bind Ancelottin, Benzema rezervë


22 September, 2014 @18:50

Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se sulmuesi françez, Karim Benzema, mund të qëndrojë në bankën rezervë në ndeshjen e radhës të ekipit të tij. 

Paraqitja e mirë e meksikanit, Javier Hernandez, ka bërë që ‘ujku’ Ancelotti, të ndërrojë mendje sa i përket qendërsulmuesit të ekipit të tij. 

“Nëse Karim nuk luan nesër, do ta kuptojë këtë. Ndaj Deportivos ai luajti mirë. Mirëpo do të ndërrojmë diçka nesër. Për mua është me rëndësi që Chicharito shënoi. Ai shënoi dy herë dhe ka vetëbesim tani. Unë nuk shikoj kush shënon e kush jo, unë shikoj sa efektiv është sulmi,” ka thënë mes tjerash italiani, transmeton Goal.com

Real Madridi është dukur i pakapshëm në fundjavën që shkoi. Mbretërit kanë mposhtur Deportivo La Corunan rëndë, 2-8, derisa Javier Hernandez shfrytëzoi rastin e dhënë nga trajneri duke shënuar dy herë në 13 minuta sa qëndroi në fushë. 

Real Madrid nesër pret Elchen në kuadër të La Ligas në Santiago Bernabeu. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga