MITROVICASI
Behrami, në 11-shen më të mirë të javës
22 September, 2014 @19:35
Djaloshi nga Mitrovica, Valon Behrami, përkundër se u kritikua në fillim, është përgjigjur në mënyrën më të mirë në fushë këtë fundjavë.
Paraqitja e tij për Hamburgun në ndeshje ndaj Bayern Munchenit ka qenë e jashtëzakonshme dhe për këtë, ai është futur në 11-shen më të mirë të fundjavës që shkoi, ku Hamburg ndali Bayernin në 0-0.
“Ai ka qenë njëri ndër futbollistët kryesor të ekipit të tij, që ka ndalë yjet e Bayernit në mesfushë,” është thënë për Behramin (Goal) në arsyetimin e lojtarëve të zgjedhur për ekipin e javës në Bundesligë, ku nuk figuron asnjë lojtar i ekipeve të suksesshme të stinorit të kaluar si: Bayern, Borussia Dortmund apo Bayer Leverkusen - pas javës katastrofale për krye skuadrat e Bundesligës.
Behrami kaloi këtë stinor në Hamburg nga Napoli, derisa është pjesë e pandashme e formacionit bazë të ekipit të tij të ri, që drejtohet nga Josef Zinnbauer.