FIFA
Shqipëria bie nga TOP 50
12 January, 2017 @13:29
Sikurse Kosova, edhe Shqipëria nuk e ka filluar mirë vitin 2017 në aspektin e renditjes botërore të FIFA-s.
Kuqezinjtë kanë rënë për dy pozita, duke u renditur tani në pozitën e 51-të.
Ndryshe nga Shqipëria, rivalët e tjerë të grupit në kualifikimet për Botëror, Spanja (10), Italia (16), Izraeli (55) dhe IRJ Maqedonia (162) kanë ruajtur pozitat e tyre, kurse Lihtenshtajni ka përparuar për një pozitë duke u renditur tani në pozitën 188.