Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCË - SHQIPËRI

Shqipëria e pafuqishme për kampionin e Botës

Shqipëria e pafuqishme për kampionin e Botës


7 September, 2019 @22:41

Një ndeshje që filloi ‘çuditshëm’, duke marrë parasysh që në vend të hymnit të Shqipërisë, u intonua një tjetër hymn, ai i Andorrës, gjë që bëri që ndeshja të shtyhej për pak minuta, u mbyll me fitoren 4-1 të Francës, e cila jo rastësisht është kampione në fuqi e Botës, e në anën tjetër Shqipëria edhe sonte në disa raste vazhdoi të dënohet nga gabimet e saj.

I pari për francezët shënoi Coman (8’), i shërbyer nga Varane, e më pas epërsia u dyfishua nga Giroud (27’) pas një akcioni që erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e Shqipërisë. Pa u mbyllur pjesa e parë, Franca shpërdoroi edhe një penallti përmes Griezmannit dhe kështu pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve.

EURO 2020 - KUALIFIKIMET

Në pjesën e dytë, dominimi francez vazhdoi, ndërkohë që fitorja u thellua nga një tjetër gol i Coman (68’), kurse më pas ndeshjen e mbylli goli i Ikone në minutën e 85’. E tëra çfarë bëri Shqipëria ishte shënimi i golit të nderit përmes Sokol Cikalleshit nga pika e bardhë (90’), gol që nuk luajti rol shumë në epilogun final të duelit.

Kështu, Franca bashkë me Islandën e Turqinë i prijnë Grupit H me nga 12 pikë, kurse Shqipëria momentalisht ka vetëm 6 pikë të tubuara dhe tejet pak gjasa për kualifikim në EURO2020.


 
Të gjitha lajmet nga