FIFA RANKING

Foto: FSHF
Shqipëria s’lëviz në renditjen mujore të prillit
7 April, 2021 @16:02
Kombëtarja e Shqipërisë përkundër 2 fitoreve dhe një humbjeje në kualifikime për Botërorin Katari 2022, nuk ka lëvizur në renditjen mujore të FIFA-së për muajin prill, botuar sot.
Gjatë tre ndeshjeve kualifikuese Shqipëria ka mposhtur si mysafir Andorrën dhe San Marinon, ndërsa si vendas është mposhtur nga Anglia.
Kuqezinjtë kanë mbetur sikurse në muajin e kaluar në pozitën e 66 të renditjes së kombëtareve nga e mbarë bota dhe aktualisht kanë 1362.21 pikë.