ROJIBLANCOS
Nuk do të mund të kthehet!
7 April, 2021 @12:37
Luis Suarez i është dashur t`a lë në gjysmë seancën e sotme stërvitore, si pasojë e shqetësimeve muskulare.
Në ndeshjen e ardhshme kundër Betis do të jetë jashtë për shkak të pezullimit, ai nuk ka qenë në gjendje të vazhdojë stërvitjen pasi ndjente një shqetësim që do ta bëjë atë t’i nënshtrohet testeve.
Uruguajani nuk ka humbur ende një ndeshje për shkak të lëndimit këtë sezon dhe nëse konfirmohet mund të jetë i pari që ai ka pësuar që prej arritjes në Atlético verën e kaluar.
Në çdo rast, shërbimet mjekësore rojiblancos, të drejtuara nga Óscar Celada, do t’a ekzaminojnë në orët e ardhshme për të parë nëse shqetësimi qëndron ose ka në një lëndim.
Një lëndim do të ishte një problem serioz për los colchoneros, të cilët do të humbnin shënuesin e tyre më të mirë.