NË MAQEDONI
Struga po kërkon historinë sot
7 April, 2021 @11:32
Skuadra e re e Strugës në futboll, e themeluar në vitin 2015, Struga Trim Lum, është duke kërkuar të shkruajë historinë e klubit sot.
Kjo, pasi që ekipi aktualisht është në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë Veriore dhe me një fitore sot, do të mund të arrijnë finalen.
Struga takohet me ekipin e Sileksit sot, në përballjen që nis në ora 13:00.
Kujtojmë, te Struga luan edhe talenti i ri i Kosovës, Arlind Shabani, që po cilësohet si një Luka Modric, nëse vazhdon me punë në vitet në vijim.