BLUE MANCHESTER
Pas vazhdimit, flet De Bruyne
7 April, 2021 @13:12
Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dy-vjeçare që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2025.
Lojtari i Belgjikës, marrëveshja e të cilit do të skadonte në 30 qershor 2023, tani duket se do të kalojë pjesën më të madhe të karrierës së tij në Etihad.
De Bruyne ka kaluar sezone të shkëlqyeshme që kur u bashkua me klubin nga Wolfsburg në 2015, duke fituar shtatë trofe me Cityn.
Belgu u shpreh i lumtur që nënshkroi zgjatjen e kontratës me citizenët.
“Nuk mund të isha më i lumtur. Që kur u bashkova me Cityn në 2015, jam ndjerë si në shtëpinë time. Unë i dua tifozët, familja ime është vendosur këtu në Manchester dhe loja ime është zhvilluar me të vërtetë mirë,” tha ai.
De Bruyne ka bërë 255 paraqitje për City në të gjitha garat që prej bashkimit nga Wolfsburg në 2015.
Ai ka gjithsej 76 asistime në 176 ndeshje në Premier Ligë - gjithashtu ka shënuar 41 gola për City në ligë.