Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - SPANJA

Shqipëria - Spanja, 11-shet startuese

Shqipëria - Spanja, 11-shet startuese


24 June, 2024 @19:53

Sonte në Dyzeldorf, Shqipëria e luan ndeshjen vendimtare të fazës grupore, atë ndaj Spanjës.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, Spanja ka 10 ndryshime në formacion. Nga fitorja me Italinë, startues është vetëm Laporte.

Në anën tjetër, te Shqipëria ka vetëm një ndryshim nga ndeshja me Kroacinë; Ivan Balliu starton si mbrojtës i djathtë në vend të Elseid Hysajt.

11-SHET STARTUESE:

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Ramadani; Asllani; Asani, Laçi, Bajrami; Manaj.

SPANJA: Raya; Grimaldo, Laporte, Vivian, Navas; Merino, Zubimendi; Oyazarbal, Olmo, Torres; Joselu.

Ndeshja fillon në ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga