KOMBËTARJA
Shqipëria U19, fituese e turneut në Romë
3 March, 2017 @16:01
Kombëtarja e Shqipërisë për grupmoshat nën 19 vjeç, është fituese e turneut “Roma Caput Mundi”.
Turneu u organizua në stadiumin “Anco Marzio di Ostia”, ndërsa përveç Shqipërisë, pjesëmarrëse kanë qenë edhe përfaqësuesja e Maltës, Anglisë, Italisë dhe Rumanisë.
Ekipi kuqezi, i përzgjedhur nga përzgjedhësi Erjon Bogdani, është shpallur kampion duke fituar në të gjitha ndeshjet.
Shqipëria e mposhti Maltën me rezultat 1-2, Anglinë me rezultat 0-2, ndërsa Italinë e mposhti pas ekzekutimit të penalltive, pasi pjesa e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0.
Në finale, Shqipëria e mposhti Rumaninë me rezultat 2-0 me golat e shënuar nga Cela dhe Metolli.