PRISHTINA-DRENICA
Rekord golash për Prishtinën në fitore ndaj Drenicës
3 March, 2017 @14:45
Prishtina ka shënuar fitoren më të thellë të stinorit sot ndaj Drenicës në ndeshjen që e zhvilloi si vendas në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Bardhekaltërit kanë qenë të pandalshëm përkundër se fillimi i ndeshjes ishte i matur nga të dyja palët.
Por, me tu kuptuar se Drenica nuk deshte as të sulmonte si duhet, Prishtina morri kontrollin në duar dhe përmes një gjindshmërie të Basit Khalidit shënoi për të avancuar, 1-0.
Prej këtij momenti, më dilema për fituesin nuk kishte në ndeshje. Prishtina më pas rreshtoi golat, duke veçuar një të bukur nga Lorik Boshnjaku dhe një të shpejtë nga i posafuturi Gentrit Begolli, që në kontaktin e parë me top shënoi.
Fitorja më e thellë nga ekipi i Lindemannit që gjatë pjesës më të madhe të stinorit shkonte me 1-2 e makismalisht 3 gola në kohën e Kushtrim Munishit dhe numri më i madh i golave për Prishtinën këtë stinor në një ndeshje.
Në anën tjetër, për Drenicën, e kundërta. Rreziku për mbijetesë vazhdon, ndërsa ekipi i Fadil Ramës ka qenë i pafuqishëm, për të evituar humbjen më të thellë të stinorit, posaçërisht pas kartonit të kuq të sulmuesit Kreshnik Lushtaku, që dy herë u zverdh për fjalosje me referin.
Në fund, 6-0 për Prishtinën dhe shpresa për titull vazhdon.
FORMACIONET:
Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/ (16. Genc Hamiti – 65’), 13. Liridon Leci, 93. Mergim Neziri – 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi (10. Gentrit Begolli – 71’), 23. Blend Baftiu – 15. Gauthier Mankenda, 9. Shend Kelmendi, 25. Basit Abdul Khalid (11. Bleon Sekiraqa – 68’). Zëvendësues: Ardit Nika, Gentrit Dumani, Debatik Curri, Donat Hasani. Kryetrajner: Lutz Lindemann. |
|||
Drenica: 26. Burim Sadiku 1. Arion Ymeri – 46’) – 2. Fetah Ibrahimi, 18. Ismet Caka, 14. Sami Geci /c/, 16. Azem Bejta, 22. Drilon Osmani (11. Kreshnik Uka – 65’), 4. Dugagjin Gashi, 20. Kreshnik Nebiu (25. Osman Mziu – 77’), 21. Taulant Dajaku, 9. Kreshnik Lushtaku, 13. Granit Arifaj. Kryetrajner: Fadil Rama. |