TE FERONIKELI
Mevlan Zeka i gatshëm, mund të paraqitet ndaj Dritës
3 March, 2017 @18:45
Sulmuesi gjakovar i Feronikelit, Mevlan Zeka, tashmë është i gatshëm që t’i kryejë detyrat e parashtruara nga trajneri Afrim Tovërlani.
Ai është shëruar plotëisht nga lëndimi i pësuar gjatë fazës përgatitore në Antalya, në ndeshje ndaj Luch Energias dhe faqja zyrtare e ekipit kampion të Kosovës ka bërë të ditur se Zeka mund të paraqitet ndaj Dritës, në duelin e së dielës, që llogaritet si ndeshja më interesante e javës në Superligë.
Feronikeli aktualisht është i treti në klasifikim, 9 pikë larg Trepçës’89 që është lidere me një ndeshje më shumë.