REPREZENTACIONI I FEMRAVE
Vashat e Kosovës, mposhten përsëri
3 March, 2017 @18:02
Vashat e Përfaqësueses së Kosovës nuk i kishte demoralizuar humbja nga Polonia me rezultat 5:0, por me një vullnet e stabilitet në ekip kishin hyrë në duelin e radhës.
Ndonëse humbën edhe në sfidën e dytë në Alanya Cup në ballafaqim me Përfaqësuesen e Rumanisë, me rezultat 3:0, futbollistet e Kosovës, treguan karakter dhe cilësi më shumë.
Nëse rumunet ishin më të mira në pjesën e parë, gjë që shënuan edhe tri gola, pjesa e dytë u takoi vashave të Përfaqësueses së Kosovës, të cilat koordinuan më mirë aksionet, patën më shumë nga loja dhe krijuan disa raste për shënim, ndonëse nuk u kurorëzuan me gol.
Por, kjo flet se Përfaqësuesja e Kosovës dukshëm po përmirësohet dhe po krijohet një ekip që në të ardhmen premton shumë, por që nevojitet më shumë kujdes e angazhim rreth saj.
INFOBOX:
Kosova – Rumania 0:3 (0:3) Fusha e futbollit Goldcity Shikues: disa dhjetëra Gjyqtare: Meliz Ozaigden, Bwelgin Kumru, Deyet Gok e Neshhan Muratdag. Shënuese: Carp (6 ), Batea ( 19 e 28) për Rum. Kosova: D. Musa( Kolgeci,) Durguti Govori (Haxha), Kastrati(Miftari), Kaçiu, Q. Krasniqi,B. Musa(Morina), Behluli((Shala), Limani, Kryeziu, Rexha(Biçkaj) Rumania: Kajtar, Halvristiuc(Fizau), Mellita, Giurgiu, Bistrian, Voicu (Oprea), Banuta(Olar), Batea(Bortan), Godder, Carp, Raduc(Cialucu). |