SHQIPËRIA U21 - KOSOVA U21
Shqipëria U21 pengon Kosovën U21 në rrugëtim drejt evropianit
15 October, 2019 @21:06
Shqipëria U21, duke e mposhtur Kosovën U21 me rezultat 2-1, ka shënuar fitoren e parë në Grupin 3 në kuadër të kualifikimeve drejt Euro 2021.
Kosova U21 kështu merr thua nga një pengesë e papritur në rrugëtim drejt evropianit të të rinjve, derisa shpresat kuqezinj festuan fitoren e parë në grup.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola 0-0, derisa në pjesën e dytë u shënuan 3 gola.
Së pari në minutën e 72’, lojtari i Kosovës Valdrin Mustafa nuk arriti të shënojë në portën e zbrazur afër 2 metrave, derisa 4 minuta më vonë erdhi goli i Shqipërisë.
Pas një harkimi të Arbnor Muçollit në zonë, Shaqir Tafa ishte i vetmuar dhe shënoi pa problem.
Në minutën e 81’, mbrojtësi i Kosovës Arbenit Xhemajli reagoi dobët në mbrojtje dhe këtë e shfrytëzoi më së miri Arbnor Muçolli për ta dyfishuar rezultatin.
Fare në fund zëvendësuesi Blend Baftiu me kokë shënoi për 2-1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Kosova me 6 pikë mbetet në pozitën e tretë, kurse Shqipëria me 5 pikë gjendet në pozitën e katërt.
Shqipëria ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Anglisë, kurse Kosova kundër Austrisë.