BERNARD CHALLANDES
Shumë raste, pak gola, por urime!
14 October, 2019 @23:22
Bernard Challandes, përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll në deklaratën e tij pas ndeshjes për mirkofonin e Supersport ka thënë se ekipi ka pasur shumë raste, por ka shënuar pak.
“Kemi pasur shumë raste. Nuk kemi shënuar, por edhe nuk kemi pësuar në anën tjetër. Është dashur që të sigurojmë ndeshjen më parë. Por, gjithsesi jam i kënaqur me ekipin,” ka thënë Challandes.
“Kombinimi mes mbrojtjes dhe mesit të fushës më ka pëlqyer, posaçërisht presioni i mesfushës. Kemi luajtur futbollin tonë me pasime të shkurtëra dhe nëse më duhet të them urime, sonte mund të them urime,” tha strategu zviceran.
Kosovën në nëntor e presin dy ndeshje tepër të mëdha, ndaj dy skuadrave që mbajnë kreun e Grupit H. Së pari mysafir në Çeki, e pastaj në Fadil Vokrri ndaj Anglisë.