PLANET KUQEZI
Reja me dy formacione tentative ndaj Moldavisë
14 October, 2019 @11:51
Trajneri italian i Shqipërisë, Edy Reja, që i doli në përkrahje të madhe futbollistëve pas paraqitjes ndaj Turqisë dhe ndeshjes së humbur aty 1-0, me një gol që erdhi nga gabimi, pas lojës dhe rasteve të treguara, ka në plan dy formacione të kuqezinjëve për duelin e sontmë ndaj Moldavisë.
Sipas Panorama Sportit, Shqipëria mund të paraqitet me 3-5-2 dhe me 4-3-3 ndaj moldavëve sot, ndaj të cilëve kërkohet fitore, pasi që Reja ka thënë se kuqezinjtë pas humbjes së gjasave për kualifikim, do të duhet të luftojnë për vendin e tretë në grup.
Formacioni i parë i mundshëm, ai 3-5-2 pritet të nis me Etrit Berishën në portë, derisa në mbrojte të vendosur janë Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Berat Xhimshiti. Në mes, të zgjeruar Amir Abrashi, Keidi Bare, Jurgen Gjasula, Odise Roshi dhe Ermir Lenjani, ndërsa në sulm do të jenë startuesit ndaj Turqisë, Rei Manaj dhe Sokol Çikalleshi.
Sa i përket formacionit të dytë të mundshëm, në të cilin planifikohet një Shqipëri ofanzive për të marrë tre pikët në udhëtim, gazeta në fjalë parashikon portën me Thomas Strakoshën, mbrojtjen me katërshen Frederic Veseli, Berat Xhimshiti, Kastriot Dërmaku dhe Hysen Memolla.
Mesi i fushës pritet të ndryshojë me Keidi Baren, Ylber Ramadanin dhe Lindon Selahin, derisa në pjesën që do të tentojë golin do të jenë të vendosur Taulant Seferi, Lorenc Trashi dhe Bekim Balaj.