Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISLANDA - FRANCA

Franca afër kualifikimit

Franca afër kualifikimit


11 October, 2019 @23:18

Njëra ndër kundërshtaret e Shqipërisë, Franca, duke e mposhtur Islandën me rezultat 0-1, i është afruar një hap më shumë kualifikimit në EURO 2020.

Goli i Francës erdhi në minutën e 66’ nga penalltia, nga e cila nuk gaboi sulmuesi Olivier Giroud.

Ndeshja tjetër e Grupit H në mes të Andorrës dhe Moldavisë, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Andorrës.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Pas 7 ndeshjeve të zhvilluara, Franca me 18 pikë të grumbulluara gjendet në pozitën e dytë të Grupit H, kurse Islanda në pozitën e tretë me 12 pikë.

Franca më 14 tetor e pret Turqinë, kurse Islanda Andorrën.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani