BERNARD CHALLANDES
Challandes: S’mendoj për Nations League, i përqëndruar te Mali i Zi
13 October, 2019 @20:10
Trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Bernard Challandes, nga konferenca për shtyp ka thënë se është i përqëndruar te dueli me Malin e Zi, derisa ka shtuar se nuk është koha për të menduar kualifikimin nëpërmjet Nations League.
“Tani për tani nuk po mendoj për kualifikimin nëpërmjet Nations League, nuk është koha. Edhe në kualifikimet e rregullta ende mund të arrijmë sukses. Për mua s’ka ndryshuar asgjë përkundër fitores së Çekisë. Në rregull, tani është më vështirë, por nuk mendoj për ndeshjet e radhës, jam i përqendruar vetëm te dueli me Malin e Zi.
Në fund të ciklit kualifikues nëse nuk është siç kemi menduar, atëherë kemi opsionin tjetër. Sidoqoftë, nëse duam të vazhdojmë të ëndërrojmë, duhet të fitojmë ndeshjen e radhës kundër Malit të Zi,” ka theksuar Challandes.
Ai ka thënë se nesër ekipi i tij duhet të jetë i fokusuar dhe të luajë futbollin që di ta bëjë.
“Për mua më rëndësi është që t’i marrim ndeshjet një nga një. Presioni nganjëherë është i mirë, nganjëherë jo i mirë, por mua më pëlqen. Luajmë në Prishtinë ku s’kemi pasur asnjë humbje. Duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë gjithçka në fushë. Këtu ka eufori, është një ndjenjë e mirë e përgjithshme, kemi lojtarë të mirë që mundohen të japin më të mirën nga vetja.”- ka shtuar Challandes.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kosova nësër do të përballet me Malin e Zi në ora 20:45 në Prishtinë.