MILOT RASHICA
Rashica: Jam i gatshëm 100%
13 October, 2019 @19:40
Ylli i përfaqësuese së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se është i gatshëm 100% për ndeshjen kundër Malit të Zi.
“Jam i gatshëm 100%, ndeshjen e fundit isha në fushë 90 min kundër Frankfurtit, shpresoj me e bo më të mirën për Kosovën.
Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, kemi pasur shumë raste atje, por nuk kemi arritur të shënojmë më shumë. Kemi gjasa të dalim me 3 pikë, këtu e kemi përkrahjen e tifozëve dhe nëse i përmbahemi planit edhe taktikave tona, mund të fitojmë. Do të japim maksimumin për fitore.”
Milot Rashica gjithashtu tha se humbja e Anglisë ia vështirësoi punët atyre, por në çdo ndeshje Kosova do të del për fitore.
“Edhe pse na u vështirësuan punët me humbjen e Anglisë, ne në çdo ndeshje hyjmë për të fituar. Nesër e kemi një test shumë të rëndësishëm dhe besoj që do të përfundojë në mënyrën më të mirë.”- tha Rashica.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kosova nësër do të përballet me Malin e Zi në ora 20:45 në Prishtinë.