KOMBËTARJA U21
Shqipëria U21 ndëshkohet në fund, i ‘ikin’ 2 pikë
10 November, 2017 @19:54
Edhe pse ishte shumë pranë fitores, Shqipëria U21 sonte u ndëshkua në minutën e 89’ të ndeshjes, me Irlandën Veriore që golin e barazimit e gjeti përmes sulmuesit Lavery, i cili u inkuadrua nga banka rezervë dhe ia siguroi një pikë përfaqësuesës së tij.
6 minuta para golit të mysafirëve, Shqipëria epërsinë e krijoi përmes golit të Ylber Ramadanit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.
Ky barazim bën që Shqipëria të ketë 6 pikë pas 5 ndeshjeve në Grupin 2 kualifikues drejt kampionatit evropian për grupmoshat U21, ndërsa në anën tjetër kjo pikë e ngrit Irlandën Veriore në krye të tabelës së klasifikimit.
TABELA E GRUPIT 2
1 | Irlanda Veriore U21 | 5 ndeshje | 10 pikë | |
2 | Spanja U21 | 3 ndeshje | 9 pikë | |
3 | Shqipëria U21 | 5 ndeshje | 6 pikë | |
4 | Sllovakia U21 | 4 ndeshje | 6 pikë | |
5 | Islanda U21 | 4 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Estonia U21 | 5 ndeshje | 1 pikë |