FLASH NEWS
Munishi dorëhiqet?!
10 November, 2017 @15:05
Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të jetë në pushim, prej nesër!
Duke falenderuar stafin e klubit dhe lojtarët, ai ka bërë të ditur se ka qenë krenar sa ka qenë trajner i ekipit gjakovar.
Vëllaznimi është përballë me vështirësi financiare këtë stinor, derisa ekipi ka korrur rezultate të mira në krahasim me kushtet që ka pasur, duke tubuar 21 pikë pas 14 xhirove të zhvilluara, 5 më pak se lideri, Llapi.