PARA NDESHJES KOSOVA - LETONIA
Thaçi: I lumtur të jem me Përfaqësuesen, përfaqësoj Superligën
9 November, 2017 @21:50
Është hera e parë që Armend Thaçi ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe natyrisht emocionet nuk mungojnë te mbrojtësi i Gjilanit.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që do të luaj për Kombëtaren A para adhuruesve në Kosovë. Kjo është e mirë për mua dhe familjen, por edhe përfaqësoj Superligën. Besoj në rezultat pozitiv.” - ishin fjalët e Armend Thaçit, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Ndeshja mes Kosovës dhe Letonisë luhet më 13 nëntor në Mitrovicë.