LEGJENDA E BARCELONËS
Xavi pensionohet në fund të stinorit
10 November, 2017 @13:54
Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se do të përshëndetet nga futbolli aktiv në fund të këtij stinori futbollistik.
Katalonasi 37 vjeçar që ka fituar 4 herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Botës me Spanjën, aktualisht është pjesë e klubit nga Katari, Al-Sadd.
“Ky është stinori im i fundit si futbollist. Mendoj që të marr licencën e trajnerit vitin që vjen dhe të nisi karrierën e trajnerit,” ka thënë Xavi, shkruan BBC Sport sot.
Xavi, që ka mbi supe 133 paraqitje me Spanjën gjatë 14 viteve karrierë ndërkombëtare me përfaqësuese, përveç Kupës së Botës në vitin 2010 ka të fituar edhe dy tituj të Kampionit Europian me Spanjën, 2008 dher 2012.
17 vite të kaluara te Barcelona, Xavi i përfundoi në vitin 2015, kur vendosi që pleqërinë futbollistike ta kalojë në Katar, duke qenë njeriu më i trofeshëm i klubit pas bashkëlojtarit të tij të dikurshëm, Andres Iniesta.